Lajme
Shumica e austriakëve, të pakënaqur me punën e qeverisë
Qeveria e Austrisë është duke u ballafaquar me kritika të shumta nga popullata
Në një sondazh të përgatitur nga “Austria Trend” nga studiuesi i opinionit, Peter Hajek, për APA dhe ATV, ka pasur një vlerësim negativ të performancës së qeverisë. Kjo për herë të parë që nga dhjetori 2018, shkruan albinfo.at.
42 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e qeverisë, ndërkohë 55 për qind nuk janë të kënaqur. Dhjetorin e kaluar ishte pikërisht e kundërta. Që atëherë, qeveria ka humbur gjithashtu terren të rëndësishëm dhe koalicioni aktual ka një total të besueshmërisë vetëm prej 45 për qind, raporton derstandard.at.
“Austria Trend” vëzhgon rregullisht gjendjen e disponimit të popullatës. Me rreth 800 të anketuar (me telefon dhe në internet, nga 8 deri më 11 mars), margjina e gabimeve është plus / minus 3.5 për qind. Rezultatet u prezantuan gjithashtu të dielën në mbrëmje në “ATV Aktuell”.
ÖVP vazhdon të jetë partia e parë
Në pyetjen e së dielës, ÖVP është qartë partia e parë me 35 për qind. Partneri i koalicionit, Partia e Gjelbër ka 10 për qind, që aktualisht koalicioni i tyre përbën 45 për qind. Në vendin e dytë pas ÖVP është SPÖ, por mbetet shumë prapa, me vetëm 25 për qind, e cila pasohet nga FPÖ me 17 për qind, dhe NEOS me 11 për qind.
Preferencat e koalicionit janë të fragmentuara për shkak të zgjedhjes së opsioneve, siç analizon Hajek. Një në katër të anketuar do të preferonte një koalicion me tre parti të majta të qendrës (SPÖ-Grün-NEOS), por 45 për qind do të preferonin një koalicion të udhëhequr nga ÖVP (me partnerë të ndryshëm). Një shumicë (53 për qind) preferon të ketë opsionin me tri parti sesa koalicionin aktual.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë