Kosova
Shumë vende në botë u janë rikthyer izolimeve
Lajmi i vetëm i mirë i ditës sa i përket koronavirusit është nga Italia, ku janë shënuar rastet më të ulëta deri tani. Janë regjistruar 7 viktima në 24 orë dhe rreth 190 infeksione të reja, shifrat më të ulëta që nga 1 marsi 2020, përcjell albinfo.ch.
Në Ballkan situata nuk është shumë optimiste. Beogradi ka nisur që nga e premtja një fazë të dytë mbylljeje, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së rasteve me Greqinë dhe Malin e Zi, që reaguan menjëherë duke mbyllur kufijtë me vendin fqinj. Po ashtu edhe Kosova dje ka bërë një listë të kufizimeve shkaku i rritjes së infektimeve.
Një fazë të dytë mbylljeje ka vendosur edhe qeveria spanjolle, duke futur në karantinë më shumë se 70 mijë njerëz në komunitetin bregdetar në Galicia. Një tjetër izolim është bërë në Melburn, Australi, në nëntë blloqe publike banimi me rreth 3 mijë banorë.
Rritje masive të infeksioneve të reja ditore ka pasur edhe në Filipine, Rusi, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iran, Izrael e Palestinë.
Autoritetet në pothuajse të gjitha vendet kanë mbajtur takime kabineti qeveritar gjatë ditës së diel, për të shqyrtuar se si do të përballen me shpërthimet e reja të infeksioneve, gjithnjë e në rritje. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik