Shqipëria
Shumë studentë në Shqipëri të interesuar për punë sezonale në Gjermani
Të gjithë studentët që kërkojnë një punë gjatë 3 muajve të verës, mund të aplikojnë deri në fund të janarit për punësim sezonal në Gjermani
Më shumë se 1000 studentë në Shqipëri kanë aplikuar për punësim sezonal në qytetet gjermane.
Të gjithë studentët që kërkojnë një punë gjatë 3 muajve të verës, mund të aplikojnë deri në fund të janarit për punësim sezonal në Gjermani.
Xhulio Gega nga Puka, është student në degën informatike ekonomike. Gjatë verës Xhulio shfrytëzoi një program të qeverisë gjermane, për t’u punësuar vetëm për tre muaj në Gjermani, e për t’iu rikthyer më pas studimeve në Tiranë.
“Kam punuar kryesisht në pastrim, nëpër objekte që kishte kompania ku punonim, si te Policia Qendrore, Ministria e Arsimit dhe Radio Berlini. Puna nuk ishte e shumë e vështirë”, tregon Xhulio, raporton “TCH”.
Ai jo vetëm siguroi disa të ardhura të mira, por e ndihmoi të njohë tregun e punës evropian dhe për të krijuar lidhje që mund t’i shfrytëzojë më vonë, përcjell albinfo.ch.
“Paguheshim diku te 10 euro ora, duhej të bënim 8 orë punë, por kemi bërë dhe më shumë. Por, më ka ndihmuar se unë dua të bëj një master jashtë dhe krijova lidhje me shkolla atje. Sa të rrinë nëpër kafe, më mirë të shikojnë këtë mundësi”, u shpreh studenti nga Puka.
Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar ka hapur edhe këtë vit aplikimet, për të cilat ka afat deri në 26 janar. Vendet e punës që ofrohen janë të ndryshme, por që të jesh fitues duhet të plotësosh disa kritere.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?