Shkurt.ch
Shumë shtrenjtë një litër benzinë në Evropë
Nëse udhëtoni me automjete për pushime atëherë duhet të mendoni se ku do të furnizoheni me karburante ngase cmimi për një litër benzinë ose naftë ndryshon varësisht prej vendit.
Nëse udhëtoni për në Itali, më mirë do të ishte të furnizoheni me karburante në Zvicër, transmeton 20min.
Kushdo që udhëton edhe për në Austri, do të bënte mirë për ta mbushur automjetin të paktën deri atje.
Në Belgjikë, një litër benzinë kushton 1.69 euro, ndërsa një litër naftë 1.50 euro.
Danimarka është njëra nga tre vendet më të shtrenjta. 1,75 euro kushton një litër benzinë ndërsa 1,58 euro një litër naftë.
Në Gjermani mund të furnizoheni me benzinë për 1.60 euro për litër ndërsa 1.46 euro për naftë. Edhe në Francë kushtojnë gati si në Gjermani derivatet e naftës. Një litër naftë në Paris kushton jo më pak se 1.50 euro.
Italia kryeson në listë me karburante më të shtenjta në Evropë. Një litër super benzinë kushton 1.80 euro ndërsa në litër naftë kushton 1.69 €.
Më se liri do të kaloni në Kroaci. Atje do të paguani 1.40 € një litër benzinë dhe 1.31 € për një litër naftë.
Në Luksemburg është edhe më lirë se në Kroaci. 1.37 euro kushton një litër benzinë ndërsa 1.24 euro do të paguani për një litër diesel.
Në Holandë është shtrenjt si në Itali, për një litër benzinë do të paguani 1,80 euro ndërsa për një litër naftë 1.48 euro.
Edhe Austria radhitet në mesin e vendeve me derivate më të lira. Një litër benzinë kushton 1.45 euro ndërsa një litër naftë 1.40 .
Zvicra radhitet në mesin e vendeve me cmime mesatarisht të lira. Një litër super benzinë kushton 1.55 euro ndërsa një litër naftë 1.59 euro. Më lirë është në Spanjë, ku një litër benzinë kushton 1.41 euro ndërsa një litër naftë kushton 1.59 euro .
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës