Koronavirusi: çast pas çasti
Shumë shtete në botë fillojnë me masa lehtësuese
Tashmë disa shtete evropiane, por edhe botërore, kanë filluar me masa lehtësuese
Në SHBA, vendi më i goditur në botë me afro 1 milion raste të konfirmuara dhe më shumë se 55,000 vdekje, një grup shtetesh kanë përgatitur plane për të lehtësuar këtë javë kufizimet e koronavirusit, pasi papunësia është rritur.
Lëvizja e tyre vjen pavarësisht paralajmërimeve të shumë ekspertëve të shëndetit publik, të cilët thonë se rritja e bashkëveprimit njerëzor mund të shkaktojë një valë të re rastesh me COVID-19.
Kolorado, Misisipi, Minesota, Montana dhe Tenesi do t’u bashkohen shteteve të tjera duke filluar një eksperiment për të rihapur ekonomitë pa bërë testime, transmeton TCH.
Specialistët paralajmërojnë se testimet janë të nevojshme për të parandaluar rigjallërimin e infeksionit. Xhorxhia, Oklahoma, Alaska dhe Karolina e Jugut kanë ndërmarrë tashmë hapa për të rihapur ekonomitë e tyre pas një muaj bllokimesh të urdhëruara nga qeveria, përcjell albinfo.ch. Në Evropë sakaq, shumë vende po lehtësojnë masat e izolimit duke shtuar në të njëjtën kohë numrin e testimeve dhe gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar.
Italia njoftoi se do t’i zbusë masat e izolimit, por autoritetet paralajmëruan se distancimi fizik dhe mbajtja e maskave të fytyrës do të mbeten në fuqi.
Ky vend do të rihapë disa biznese të vogla dhe ato prodhuese gjatë kësaj jave. Italia ka numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19 në Evropë – më shumë se 26,000.
Edhe Franca, Gjermania dhe Belgjika kanë paralajmëruar lehtësim të masave.
Zvicra po ashtu nga sot ka nisur me lehtësimin e masave, kurse në Austri, kjo ka filluar më parë.
Gjithashtu edhe Izraeli ka filluar me lehtësimin e masave, ashtu si edhe Kroacia.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?