Bota
Më shumë se 50 gazetarë të vrarë për një vit
Mes viktimave, 50 ishin gazetarë profesionistë, ndërsa të tjerët qytetarë që raportonin dhe punonjës mediash
Të paktën 65 punonjës të medias në të gjithë botën janë vrarë në detyrë gjatë këtij viti, raporton organizata për lirinë e medias, Reporters Without Borders.
Mes viktimave, 50 ishin gazetarë profesionistë, ndërsa të tjerët qytetarë që raportonin dhe punonjës mediash.
Pesë nga vendet më të rrezikshme kanë qenë Siria, Meksika, Afganistani, Iraku dhe Filipinet, raporton “TCH”.
Nga të vrarët, 35 kanë humbur jetën në rajone ku konfliktet e armatosura vazhdojnë ndërsa 30 të tjerë jashtë zonave të tilla, përcjell albinfo.ch.
39 nga të vrarët janë vënë në shënjestër për punën e tyre si gazetarë, si për shembull raportimi i korrupsionit politik apo krimit të organizuar, ndërsa 26 të tjerë janë vrarë në punë e sipër si pasojë e sulmeve me bomba apo mortaja.
Organizata tha se më shumë se 300 punonjës të medias janë aktualisht në burg, me rreth gjysmën e tyre në pesë vende, konkretisht në Turqi, Kinë, Siri, Iran dhe Vietnam.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?