Bota
Më shumë se 300 të vdekur nga tërmeti në Irak dhe Iran
Një tërmet i fuqishëm prej 7,2 ballësh ka goditur rajonin kufitar mes Iranit dhe Irakut, nga ku raportohen qindra viktima, përcjell albinfo.ch.
Epiqendra e tërmetit raportohet se ishte në thellësinë 34 kilometra në jug të qytetit irakian të Halabjas. Mediat shtetërore iraniane bënë me dije se rreth 300 persona kanë humbur jetën, kurse qindra të tjerë janë lënduar.
Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, nga ku raportohet për dëme në të paktën tetë fshatra.
Tërmeti gjithashtu ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike për shumë zona, ndërsa autoritetet po nxitojnë që të zbulojnë shkallën e vërtetë të dëmeve.
https://www.youtube.com/watch?v=qYIDfxha6IQ
Gjithashtu rreth 70 mijë persona kanë nevojë për strehim, derisa rreziku mbetet i madh nëse do të ketë edhe ndonjë tërmet tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=NOKpfGDLK5E
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik