Uncategorized
Shumë pikëpyetje rreth projektit me privatizimin e Brezovicës
Kanë mbetur vetëm edhe 30 ditë të afatit për përmbushjen e kushteve kontrakuale për fituesin e projektit zhvillimor për kompleksin turistik Brezovica
Kanë kaluar afro 30 muaj që nga shpallja e fituesit por projekti me privatizimin e Brezovicës nuk ka filluar të realizohet. Konsorciumi fracez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” i cili qe shpallur fitues, nuk i siguroi mjetet e premtuara, por Qeveria e Kosovës i dha ende kohë ta bëjë këtë. Tash afati i fundit për t’i siguruar paratë është 31 maj i këtij viti.
Kompania fituese e këtij projekti, konsorciumi francez MDP Consulting – Compagnie des Alpes, ka afat deri me 31 maj të këtij viti që t’i sigurojë mjetet për të nisur realizimin e projektit të qendrës më të rëndësishme të skijimit në Kosovë.
Në muajin dhjetor të vitit 2014 konsorciumi francez MDP Consulting –Compagnie des Alpes ishte shpallur fitues, me një çmim prej 409 milionë euro.
Këshilltarja për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Vjollca Dibra, ka thënë për Express se MTI është në kontakt të vazhdueshëm me Partnerin Privat, nënshkrues i kontratës për projektin e Brezovicës dhe sipas saj ky konsorcium do të arrij ta përmbush edhe premtimin brenda avatave ligjore.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Komiteti Drejtues Ndërministror ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga kontrata e PPP-së në dhjetor të vitit 2015. Tani Partneri Privat është në proces të përmbushjes së obligimeve deri në afatin e dhënë, 31 maj 2016”, ka thënë ajo.
Dibra ka bërë të ditur për Express se Partneri Privat është i angazhuar maksimalisht për të përmbushur obligimet kontraktuale për realizimin e Projektit të Brezovicës, duke thënë se edhe nuk do të ketë edhe afate shtesë për këtë çështje.
“Ne shpresojmë se Partneri Privat do të përmbushë obligimet që dalin nga kontrata në përputhje me afatet që i ishin dhënë në dhjetor të vitit 2015”.
Sipas kontratës së nënshkruar më datën 14 prill 2015, Qeveria e Kosovës dhe kompania fituese kishin rënë dakord për një periudhë transitore prej 180 ditëve, për të përmbushur të gjitha obligimet kontraktuale.
Obligimet që do të duhej t’i përmbushte konsorciumi fitues ishte dorëzimi i master planit për qendrën e re, projektin për ndikimin mjedisor dhe projektin për ndikimin ekonomik që do të ketë në komunën e Shtërpcës.
Pas këtyre procedurave ishte paraparë të fillonte zbatimi i projektit, por që gjithçka kishte dështuar, për shkak se kompania nuk ishte përgatitur, ku edhe kishte pasuar afati shtesë me kërkesë të kompanisë fituese.
4000 vende të reja pune!
Konsorciumi francez kishte planifikuar investime në kompleksin turistik Brezovica 165 milionë euro në tri vitet e para, si dhe ishte premtuar se do të krijojë 4000 vende të reja pune. Në investime parashihet zgjerimi apo krijimi i shtigjeve të klasit botëror për skijim, më të gjata se 100 km (më të gjatat në Ballkan), të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera moderne, me standarde të sigurisë dhe të kualitetit më të lartë në rajon.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim