Lajme

Shumë para i konfiskohen Shefqet Krasniqit

Policia ka konfiskuar në shtëpinë e imam Krasniqit, 8 mijë euro kesh, mbi 7 mijë franga, mbi 2 mijë dollarë, shumë denarë, monedha arabe, rupi të Pakistanit, si dhe dokumente të Serbisë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të parave, në monedha të ndryshme, euro, dollarë, franga, denarë, rubla dhe dokumentet të Serbisë gjatë bastisjes së imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqit. Së bashku me Krasniqin, Policia ka arrestuar 15 persona, shumica imamë të xhamive.

Sipas burimeve, Policia ka konfiskuar në shtëpinë e këtij imam Krasniqit, 8 mijë euro kesh, mbi 7 mijë franga zvicerane, 2 mijë e 300 dollarë amerikanë, denarë – shuma e të cilave nuk dihet, monedha arabe, rupi të Pakistanit, si dhe disa dokumente të Republikës së Serbisë.

Po ashtu dëshmohet se imam Krasniqit i është gjet një letërnjoftim i Serbia i lëshuar në vitin  2004.

Policia e Kosovës po ashtu ka arrestuar edhe 14 persona të tjerë nën dyshimet se kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Arrestimet janë kryer gjatë një operacioni të policisë në 16 lokacione dhe në bazë të kërkesës nga Prokuroria Speciale e Kosovës për urdhër-bastsje dhe ndalim.

“Operacioni policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ndryshe, një muaj më parëm, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për liritë fetare, Shefqet Krasniqi, konsiderohet si nxitës i urrejtjes fetare.

Në raportin amerikan në segmentin për Kosovën, thuhet se Qeveria, Kushtetuta dhe politika përgjithësisht kanë respektuar liritë fetare, mirëpo kjo siç ka thënë DASH, ka filluar të mos respektohet edhe nga klerikët fetarë, respektivisht nga imamët Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu dhe Enes Rama.

Menjëherë pas këtyre arrestimeve ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Tracey Ann Jacobson ka shkruar në profilin e saj në “Twitter” duke thënë: “edhe njëherë, e përgëzojë Kosovën për qasjen e saj proaktive kundër luftëtareve të huaj dhe ekstremizmit”.

Emrat e disa prej të arrestuarve

Fuad Ramiqi, kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA; Sabahudin Selimi, hoxhë nga Vitia; Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë; Eroll Nesimi, hoxhë dhe administrues i poratalit perkujtimi.net; Idriz Bilibani, hoxhë i komunitetit boshnjak; Leonard Ruli hoxhë nga Prizreni; Dardan Gjuka, imam nga Peja, Shefqet Krasniqi imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë; Shefki Koraçi, imam në Kaçanik; Mazllam Mazllami, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës në Prizren; Bedri Robaj, imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardani të Prishtinës; Ekrem Avdiu, imam në Mitrovicës; dhe Enis Rama imam dhe kryeredaktor në televizionin Peace TV Shqip.