Lajme
Shumë kroatë blejnë ushqime në Slloveni, pas ngritjes së çmimeve
Kreso Beljak, kreu i Partisë Fshatare Kroate, ka pranuar se ai tani kalon kufirin në Slloveninë fqinje për të bërë blerjet, për të shmangur rritjet “e turpshme” të çmimeve pas përdorimit të euros nga Kroacia.
Shumë kroatë ankohen se shitësit me pakicë po rrumbullakosin çmimet, duke shkelur udhëzimet nga banka qendrore pas hyrjes së euros më 1 janar. Edhe hyrjet e mëparshme në Eurozonë janë shoqëruar me rritje çmimesh, por në Kroaci ato po ndodhin në një kohë inflacioni të lartë.
Qeveria ka thënë se do të prezantojë masa për të ndaluar rritjen e paarsyeshme të çmimeve, duke përfshirë futjen në listën e zezë të shitësve me pakicë që nuk ndjekin rregullat.
Beljak tha se rritja e çmimeve nuk ishte befasuese. “Çmimet e artikujve përcaktohen nga tregu dhe nuk jam i habitur që janë rritur. Natyrisht, këtu ndikon kërkesa.
Është një rregull i thjeshtë i ekonomisë së tregut – sa më e lartë të jetë kërkesa për diçka, aq më i lartë është çmimi për të”, tha Beljak në një intervistë për N1.
Megjithatë, ai shtoi se dallimet në çmimet e mallrave midis Kroacisë dhe Sllovenisë fqinje janë “të turpshme” për vendin e tij.
“Për mua apo banorët në Samobor (një qytet i vogël midis Zagrebit dhe kufirit slloven), nuk ka dallim nëse shkojmë në Zagreb apo në Slloveni për të bërë blerjet (për sa i përket distancës).
Në Slloveni, në vend të 100 eurove, kam shpenzuar 70 euro. Gruaja ime po më komunikonte në telefon çmimet në Samobor. Është e turpshme”, tha Beljak.
Ai argumentoi se nuk ishte detyra e qeverisë të ndërhynte në treg në situatën aktuale, pasi tregu do të vetërregullohej në bazë të kërkesës.
“Tregu i formon çmimet, jo shteti. Shteti është aty për të siguruar një pagë më të lartë, që njerëzit të jenë në gjendje të blejnë më shumë në raste të tilla. Shteti duhet të ulë taksat, në mënyrë që pagat neto të rriten, duke u rritur fuqia blerëse”, tha Beljak.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?