Kosova
Shukri Buja ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, ka bërë të ditur se ka udhëtuar për në Hagë pasi është ftuar nga Gjykata Speciale.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka njoftuar se ka udhëtuar pa dëshirën e tij, pasi ka marrë ftesë me detyrim të paraqitjes.
“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë, të nderuar qytetarë! Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshirën time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë. UÇK-ja ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot. Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës. Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg. Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve!”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik