Integrimi
Shuk Orani ekspozon ne MOCA – Museum of Contemporary Art, Pekin
Në këtë ekpsozite kolektive Orani do te prezantohet me gjithsej dhjetë piktura, gjysma prej të cilave janë të formatit të madh, mbi 200 cm
Piktori shqiptar nga Kosova, i cili krijon në Gjermani,merr pjesë në një ekspozitë të madhe e prestigjioze që mbahet në Pekin, Kinë.
Kjo ekspozite muzeale vjen pas prezantimit të veprave të artistit para drejtorit dhe kuratorëve përgjegjës të MOCA-s (Museum of Contemporary Art – Peking/ Muzeu për Art Bashkëkohor në Pekin).
Bëhet fjalë për disa nga veprat të cilat janë vlerësuar që në fillim dhe janë përzgjedhur për ekspozim, thotë Orani për albinfo.ch.
Në mesin e veprave që do të ekspozohen janë edhe ato nga cikli „Life“ pastaj nga cikli „IG“ (Intergalaktika), veprat nga „Landschaften/Landscape” (Peizazhe) dhe nga cikli „World“…
Në këtë ekpsozite kolektive Orani do te prezantohet me gjithsej dhjetë piktura, gjysma prej të cilave janë të formatit të madh, mbi 200 cm!
Konferenca për media dhe hapja e ekspozitës për VIP bëhet më datën 6 Gusht, ndërsa hapja e ekspozitës për publikun e gjerë bëhet me datën 7 Gusht 2016. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 shtator 2016. Ajo vjen njëherësh edhe si rezultat i bashkëpunimit të “Pashmin Art Galery” në Hamburg dhe MOCA të Pekinit.
Artisti njëherësh prezantohet edhe nga „NWGallery“ në Cambridge/London.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












