Tematike
Shuhet një shkëndijë e integrimit
Vdekja a Gabriela Amarelle është një lajm i zymtë për të gjithë subjektet në fushën e integrimit, të cilët kanë pasur mundësi ta njohin apo të punojnë me këtë person të dalluar

Gabriela Amarelle, e deleguar për integrim në qytetin e Lozanës dhe më pas shefe e Zyrës së Lozanës për Imigrantët, ndërroi jetë të premten, pas një sulmi në zemër.
Për Gabriela-n, në një qytet ku jetojnë 160 nacionalitete dhe ku 43% e popullsisë nuk kanë pasaportë zvicerane, çdo banor dhe banore e Lozanës, në ndërveprimet e përditshme, pati mundësinë të marrë pjesë në integrimin e të gjithëve. Në fakt, ajo e shikonte integrimin si një proces reciprok ndërmjet banorëve që përfshijnë komunitetin në tërësi dhe e bën atë një çështje të rëndësishme të kohezionit social.
Zonja Amarelle gjithmonë ka favorizuar një qasje pragmatike dhe pluraliste për integrimin, larg nga çdo model. Gjatë mandatit të saj, politika e Komunës në këtë fushë është zhvilluar në mënyrë dinamike jo vetëm për emigrantët, por edhe për banorët dhe të gjithë subjektet publike dhe private. Në veprimin e saj, ajo ka kërkuar zgjidhje konkrete në një kontekst lokal dhe rajonal.
Për znj. Amarelle, arsimi ishte një nga dy shtyllat, me integrimin profesional, të cilat sigurojnë një integrim të fortë dhe të qëndrueshëm. Sipas saj, shkollimi ndihmon për të krijuar mundësi të barabartë për të gjithë. Në mesin e shumë arritjeve të saj në këtë fushë, Gabriela Amarelle ngriti seminare për mësimin e gjuhës frënge që mbaheshin çdo verë në Vidy dhe krijoi një trajnim për kujdestarët si dhe subjektet kryesore në integrimin dhe lidhjen shoqërore në qytet.
Të ndjeshëm ndaj të gjithëve që japin zërin e tyre në bashkëbisedat urbane, znj. Amarelle ka zhvilluar një program trajnimi për nështetësinë zvicerane dhe të drejtat politike, sikurse brenda shoqatave, ashtu edhe të lagjeve.
Në sytë e znj. Amarelle bota profesionale përfaqësonte fushën e dytë të rëndësishme të veprimit për përfshirjen e personave emigrantë. Kështu, për shembull, çmimet shpërblyese me emërtim Diversiteti-Punësimi-Arsimi ose vazhdimi i arsimit gjatë punës që synojnë ty dyja të promovojnë integrimin profesional të emigrantëve, kanë mundur të dalin në pah.
Së fundi, znj. Amarelle është angazhuar për krijimin e një programi kundër racizmit. Për të, stereotipet dhe idetë që përçohen nga racizmi përbëjnë pengesën e parë për integrimin.
Albinfo.ch ka bashkëpunuar me Gabriela Amarelle dhe BLI prej shumë vjetësh. Znj. Amarelle na ka mbështetur dhe na ka inkurajuar në nismat tona të ndryshme, si pjesë e ekspozitës “Besa” në Lozanë, por edhe për programin tonë televiziv “Diversité”. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë dhe na ka ftuar në shumë tryeza të rrumbullakëta dhe konferenca.
Vdekja a saj është një lajm i zymtë për të gjithë subjektet në fushën e integrimit, të cilët kanë pasur mundësi ta njohin apo të punojnë me këtë person të dalluar.
I gjithë ekipi i Albinfo.ch ndan pikëllimin e thellë me familjen dhe miqtë e Gabrielës.
E-Diaspora
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë...
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
-
Lidhja e Papa Françeskut me shqiptarët, një histori besimi dhe shprese
-
Shqiptari nga Kosova emërohet zv.drejtor për video në Associated Press në SHBA
-
Hapet shkolla e parë shqipe në këtë qytet të Italisë
Jeta në Zvicër
-
Vera e vonesave: Më pak trena, më shumë rrugë dhe dyfish kohë për të arritur në Milano Udhëtimi drejt Milanos përmes linjës hekurudhore të Simplon-it do të zgjasë më shumë këtë verë. Udhëtarët...
-
Ka shpërthyer bankomatin: 66 muaj burg dhe dëbim nga Zvicra për kosovarin
-
Posta zvicerane shkruan histori: Letra e sigurt elektronike po vjen për të gjithë
-
Donald Trump ushtron presion mbi universitetet zvicerane
-
Kriza e strehimit për punonjësit edhe në Graubünden