Shugurohet Ipeshkvi i Bazelit, Felix Gmür
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, ka marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Micheline Calmy Rey dhe qeveritarë kantonalë
Dje është bërë në Olten shugurimi i teologut Felix Gmür për ipeshkv të Ipeshkvisë së Bazelit, shkruan drs.ch. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, ka marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Micheline Calmy Rey dhe qeveritarë nga dhjetë kantonet të cilat i mbulon Ipeshkvia e Bazelit.
Rituali, sipas traditës, është dashur të mbahej në Katedralen e Soloturnit, por meqë ajo, një javë më parë ishte djegur pjesërisht, manifestimi u vendos të mbahej në Olten.
Felix Gmür, teolog 44 vjeç, zë vendin e ish ipeshkvit Kurt Koch, i cili ndërkohë është avancuar në postin e kardinalit, në Selinë e Kishës Katolike, në Vatikan.
Ipeshkvia e Bazelit ka rreth një milion besimtarë katolikë.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë