Shkurt.ch
Shtyrja e pensionimit, në trend
Po ashtu në Zvicër viteve të fundit po shkon drejt rënies trendi i mëparshëm për pensionim të parakohshëm
Gjithnjë më shumë zviceranë vazhdojnë të punojnë edhe përtej moshës së paraparë për të dalë në pension, që është e rregulluar me ligj. Paralelisht me këtë dukuri, në Zvicër viteve të fundit po shkon drejt rënies trendi i mëparshëm për pensionim të parakohshëm.
Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar me kërkesë të Entit Federal për Sigurime Sociale (BSV).
Sipas këtij studimi, rreth një e treta e meshkujve dhe e femrave gjatë tri viteve të fundit kanë punuar përtej moshës së caktuar për pensionim. Ndërsa marrë mesatarisht, meshkujt në Zvicër pensionohen në moshën 64.1 vjeçare dhe femrat në moshën 62.6 vjeçare.
Në konkurrencë ndërkombëtare, Zvicra në këtë aspekt mban njërin ndër vendet e para, bashkë me Norvegjinë dhe Suedinë.
Shtyrja e moshës për pensionim është një fenomen që gëzon autoritetet përkatëse në Zvicër. Kjo për faktin se vazhdimi i punës nga ana e personave të moshuar ka rëndësi të madhe për tejkalimin e sfidave demografike, gjegjësisht plakjes së shoqërisë.
Nxitja për punë e punëtorëve në moshë të shtyrë mund të kompensojë mungesën e pritshme të fuqisë punëtore në Zvicër. Ndërsa puna e tyre do të kontribuojë për financimin afatgjatë të sigurimit të pleqërisë.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve