Futboll

Shtypi zviceran për vëllazëroren Kosovë-Shqipëri

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e fitoi ndeshjen e saj të 14-të zyrtare në Cyrih. Ajo e mundi Shqipërinë në ndeshje miqësore me rezultat 3:0

Në një ndeshje miqësore, Kosova e ka mundur Shqipërinë me 3:0 në Letzigrundin e Cyrihut. Për Bernard Challandes ka qenë një kthim i bukur në stadiumin e tij të vjetër si përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës. Në vitin 2009, seleksionuesi nga Neuchateli ka qenë kampion zviceran me FC Zürich.

Golat për përfaqësuesen kosovare e cila gjashtë ndeshje me radhë mbetet e pamposhtur dhe e cila radhitet në pozitën 152 të klasifikimit botëror, i kanë shënuar futbollisti që luan në Heerenveen të Holandës, Arbër Zeneli (21’/51’) dhe Edon Zhegrova (67’) nga Genk.

Bujar Lika nga Grasshoppersi i Cyrihut luajti për Shqipërinë, derisa te Kosova lojtari i Super Ligës zvicerane nga Lugano, Jetmir Krasniqi si zëvendësim në minutën 68, shkruan “NZZ”, përcjell Albinfo.ch.

Vëllazërorja në mes të Kosovës dhe Shqipëria ka përfunduar befasisht me fitoren e Kosovës. Kosova e renditur në pozitën e 152-të të klasifikimit botëror ka fituar ndaj Shqipërisë më rezultat 3:0. Arbër Zeneli (23), që luan në Heerenveen të Holandës, ka shënuar dy gola për t`ia dhënë fitoren Kosovës.

Futbollisti që ka vetëm 19 vite, Edon Zhegrova e vulosi fatin e kësaj ndeshje duke bërë gjithçka të qartë për rezultatin 3:0. Me këtë rast, trajneri Bernard Challandes (66) i cili në këtë funksion është që nga marsi i këtij viti, ende nuk ka humbur ndonjë pikë, por edhe nuk ka pranuar ndonjë gol, shkruan “Blick”.