Shqipëria
Mbi romanin e Stefan Çapalikut, Enver Hoxhën dhe Sofia Lorenin
Gazeta gjermane "München Abendzeitung" shkruan rreth librit të Stefan Çapalikut të përkthyer në gjermanishte “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”
“Ka shumë qytete të bukura në vende të shëmtuara në botë, ka qytete të shëmtuara në vende të shëmtuara, por vështirë se mund të gjesh një qytet të shëmtuar si Shkodra të ndërtuar në vendin më të bukur të botës”.
Kështu fillon artikulli, duke e parafrazuar autorin e romanit e Stefan Çapalikut “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, transmeton albinfo.ch. “Çapaliku duhet ta dijë këtë. Në fund të fundit ai ka lindur në Shkodër në veri të Shqipërisë në vitin 1965, ku është vendosur edhe ngjarja e romanit”, shkruan gazeta.
Shqipëria është tashmë një rajon turistik në lulëzim me Shkodrën si pikënisje për ekskursione në malet spektakolare. Por romani i Çapalikut na kthen në kohën kur diktatori Enver Hoxha me grusht të hekurt e kishte kthyer vendin në një burg të madh. Pothuajse askush nuk mund të largohej ose të vizitonte vendin – dhe pjesa tjetër e botës nuk dinte pothuajse asgjë për kushtet e jetesës në vendin më të prapambetur dhe më të varfër në Evropë.
Mirëpo, politika vetëm në mënyrë margjinale depërton në historinë familjare që tregon Çapaliku, sepse rrëfimtari është një djalë dhe i zënë me probleme krejtësisht të ndryshme: frika për të vizituar dentistin në shkollë, marramendja kur sheh fqinjen lakuriq, në vaskë.
Jeta në Shkodër në vitet 1960 është në fakt një rrjedhë e qetë e përbërë nga thashetheme fshati, vizita të të afërmve, kafe dhe raki. Por më pas ngjarjet marrin një kthesë për keq: Kisha Katolike hidhet në erë, prifti burgoset dhe ndalohen të gjitha religjionet.
Kur babai sjell televizorin…
Megjithatë, edhe më vendimtar në këtë rrjedhë është udhëtimi zyrtar i babait, i cili ka një pozicion të spikatur si agronom. Ai sjell në shtëpi një “Venus” nga Rumania. Ky televizor i parë në Shkodër e vendos në fokus familjen. Ndonëse Televizioni Shqiptar transmetonte vetëm katër orë në ditë, me rrotullimin e antenës, Rai Uno, Fellini dhe Sophia Loren tashmë kishin marrë rrugën për në dhomat e ndenjes gjithmonë të mbushura përplot me njerëz.
Intelektuali i fshatit, Benjamini përkthen në mënyrë simultane – i ulur pranë televizorit. Ndërsa spiuni i fshatit Kristo Patanaku vendos me zili një antenë në çatinë e tij. Por, për të blerë edhe televizorin, nuk i mjaftonin paratë.
Stefan Çapaliku ekuilibron me mjeshtëri mes idilit skurril ballkanik dhe humnerës politike. Vetëm në pjesën e tretë, të fundit të romanit, humori i tregimit errësohet plotësisht. Një kamion kalon nëpër fshatra dhe paraqet dy kufoma të rinjsh, të qëlluar ndërsa përpiqeshin të arratiseshin, përcjell albinfo.ch. Por simpatia e njerëzve qëndron tek familjet e viktimave, të cilët janë dëbuar në rajone të largëta për dekada si ndëshkim.
Kur, në prill të vitit 1985 u kumtua lajmi për vdekjen e diktatorit, babai e ndaloi djalin të dilte nga shtëpia. “Kur Stalini vdiq në vitin 1953,” kujton ai, “një numër i madh njerëzish ishin burgosur vetëm sepse ishin parë duke qeshur”.
Romani i shkurtër dhe intensiv i Stefan Çapalikut ofron një vështrim të rrallë në jetën e përditshme shqiptare në kohë të errëta.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga HAK (Automobil Klub Kroat) rreth 20:00, situata në...
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?