Lajme
“Shtyhet” regjistrimi në Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni që duhej të zhvillohej pas disa javësh do të shtyhet.
Shkak për këtë janë zgjedhjet, të cilat ndonëse nuk janë shpallur është e qartë se do të zhvillohen.
Subjektet politike në mënyrë indirekte kanë sugjeruar se do të kishte vështirësi që dy procese të rëndësishme të zhvillohen në një moment me ngarkesë politike, për shkak të fushatës zgjedhore.
Përgatitjet për regjistrimin po zhvilloheshin me vështirësi, pasi anëtarët shqiptarë dhe turq ishin larguar nga organet që duhet të ndërmarrin përgatitjet. Ata thonë se disa vendime janë marrë me mbivotim që është e pa pranueshme.
Veç kësaj edhe para miratimit të ligjit për regjistrimin kishte debate për kohën se kur duhej të zhvillohej regjistrimi i popullsisë, sidomos për përfshirjen e atyre shtetasve që jetojnë përkohësisht jashtë Maqedonisë.
Demokracia e Re në opozitë vazhdimisht thoshte se “periudha kur do të mbahet regjistrimi një e treta e shqiptarëve nuk janë në shtëpitë e tyre. Përkufizimi se çfarë do të thotë ‘rezident’ le hapësirë që shqiptarët mos të futen në numrin e përgjithshëm të popullatës në Maqedoni”, sipas DR-së ligji “mundëson manipulimin e shifrave dhe përqindjeve të popullsisë”.
Por BDI, që është në qeveri thoshte se ligji i miratuar është një bazë e mirë për t’u bërë një regjistrim real i popullsisë. Nga partia e Ali Ahmetit pas miratimi të ligjit thanë se ai “është një bazë e mirë që të ketë një regjistrim real”. Sa i përket shqetësimeve të opozitës se do të ngelë një numër i madh i shqiptarëve i pa regjistruar, nga BDI thonë se “me një angazhim maksimal ne do të arrijmë të regjistrojmë të gjithë shqiptarët”.
Debatet rreth ligjit kishin të bënin me atë se si dhe nëse do të regjistrohen edhe përfaqësues të emigracionit që jetojnë më gjatë se një vjet jashtë Maqedonisë.
Emigracioni është kryesisht tek popullsia shqiptare dhe opozita ngrinte dyshimin se mund të manipulohet përqindja e shqiptarëve në Maqedoni.
Shtyrja e regjistrimit thonë vëzhguesit do të zvogëlojnë tensionet, sidomos në kampin shqiptar, por nga ana tjetër do të tentohet që kjo çështje mos të bëhet kryesorja e debateve gjatë fushatës.
Autoritetet thonë se nuk do të ishte pozitive që të ngjallej dyshim në institucionet e shtetit. Regjistrimi i popullsisë do të duhej bëhej në muajin prill.
Por ky proces statistikor shkakton debate sepse shifrat janë të rëndësishme në Maqedoni, pasi një pjesë e madhe e ligjeve, por edhe e vetë kushtetuta është bazuar në formulime të tilla, ku sugjerohet se komuniteti që është mbi 20 për qind ka të drejta specifike. Formulime këto që kanë dalë nga Marrëveshja e Ohrit, që i solli fund konfliktit të vitit 2001.
Nëse për shembull, shqiptarët dalin me regjistrimin e popullsisë më pak se 20 për qind, atëherë mund të lëkundet i gjithë sistemi dhe rendi shtetëror, por një gjë e tillë do të sillte turbulence të tjera politike.
Regjistrimi i fundit që u ndërmor në Maqedoni ishte në vitin 2002, i cili gjithashtu kaloi me polemika dhe debate. Sipas tij në Maqedoni ka 64.18% maqedonas kurse 25.17 shqiptarë dhe më pas vijojnë komunitetet e tjera.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?