Futboll

Shtyhet ndeshja e Ligës së Kampionëve për shkak të vdekjes së Mbretëreshës

Ky duel ishte parashikuar të luhet ditën e martë më 13 shtator, por është shtyrë me 24 orë dhe do të luhet të mërkurën më  datë 14.

Për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II është shtyrë për 24 orë përballja mes Rangers dhe Napolit e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League.

Ky duel ishte parashikuar të luhet ditën e martë, më 13 shtator, por është shtyrë për 24 orë dhe do të luhet të mërkurën, më  datë 14.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët e UEFA-s në një postim në faqen zyrtare të tyre, përcjell Albinfo.ch.

“UEFA njoftoi sot se ndeshja e UEFA Champions League midis Rangers FC dhe SSC Napoli, e planifikuar fillimisht për të martën, më 13 shtator, është riplanifikuar për të mërkurën, më 14 shtator, në orën 21:00. Kjo është për shkak të kufizimeve në burimet e policisë dhe çështjet organizative në lidhje me ngjarjet e vazhdueshme rreth zisë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II”, thekson UEFA./Albinfo.ch