Koronavirusi: çast pas çasti
Shtyhet gjykimi për vrasjen e Iljas M.: Vrasësja, në grupin e rrezikut për Koronavirus
Të mërkurën që vjen, më 1 prill 2020, Angela N. duhej t`i nënshtrohej gjykimit para gjykatës penale në Basel-Stadt
Vrasja, një vit më parë e nxënësit shqiptar Ilias M., në Bazel pati tronditur thellësisht Zvicrën. Vrasësja, 75 vjeçarja zvicerane Angela N. qe dorëzuar në polici. Që atëherë ajo është mbajtur në qendrën e paraburgimit Waaghof në Bazel, shkruan blick.ch.
Të mërkurën që vjen, më 1 prill 2020, N. duhej t`i nënshtrohej gjykimit para gjykatës penale në Basel-Stadt. Për këtë gjykim ishin caktuar dy ditë pune, por procesi nuk do të zhvillohet. Ai anulohet!
Kjo ndodh, përkundër faktit se veprimet e duhura janë bërë, thuhet në faqen e Gjykatës Penale Basel-Stadt, transmeton albinfo.ch. Avokati të viktimës, Artan Sadiku, i cili përfaqëson familjen e Iliasit ka thënë për blick se nuk dëshiron të komentojë dhe i është referuar gjykatës.
Kreu i administratës së Gjykatës Penale në Bazel-Stadt, Patrick Suter, thotë: “Në raste individuale, negociatat mund të mos zhvillohen kur një person sëmuret ose është në karantinë”.
Të martën, Suter vazhdon të mbulojë arsyet – nëse Angela N. ishte infektuar me koronavirus ose nëse ajo duhet të mbrohet për shkak të moshës, përcjell albinfo.ch. Një ditë më vonë, Suter i ka konfirmuar SDA-së që procesi është shtyrë me arsyen se ajo i përket grupit të të rrezikuarve me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit