Lajme
Shtyhet demarkacioni, vazhdon kriza
Heqja e demarkacionit nga rendi i ditës në Kuvend është konsideruar si fitore nga opozita. Madje disa qindra protestues në sheshin “Skënderbeu” kanë brohoritur nga gëzimi
Edhe pse pritej se do të ishte e dhunshme dhe me shumë tensione, seanca e Kuvendit të Kosovës kaloi pa asnjë incident, pasi që pika më e nxehtë që pritej se do ta përshkallëzonte situatën brenda dhe jashtë Parlamentit, votimi i Marrëveshjes për Demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, u tërhoq nga rendi i ditës.
Kjo pikë u shty për më vonë me kërkesën e kryeministrit Isa Mustafa. Ky i fundit u arsejua se ratifikimi i Demarkacionit është kushtëzuar me koncesione nga 11 deputetët e Listës Serbe.
Mirëpo, sipas ligjvënësve opozitarë, demarkacioni u hoq sepse partitë e koalicionit nuk i kishte dy të tretat e votave për votim (80 vota nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës), e një dështim i mundshëm do të krijonte “tërmet” brenda mazhorancës.
Heqja e kësaj pike të “nxehtë” nga rendi i ditës në Kuvend është konsideruar si fitore nga opozita. Madje disa qindra protestues në sheshin “Skënderbeu” kanë brohoritur nga gëzimi.
Lideri Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare, Visar Ymeri në konferencën e thirrur për media, tha se koalicioni qeverisës dështoi ta legjitimojë agresionin ndaj vendit. “Kjo është humbje e treshes kriminale në tentimin për cungimin e territorin e Kosovës”, tha Ymeri.
Sipas liderit opozitar, “marrëveshja duhet rishikohet dhe rivlerësohet vetëm atëherë do të pranohej nga të gjitha subjektet kur të vendoset kufiri ku ka qenë”.
Analisti politik, Halil Matoshi se kryeministri Mustafa me tërheqjen e projektligjit për Demarkacion e ka evituar dhunën e paralajmëruar, por njëkohësisht ka trimëruar deputetët e koalicionit që të mos e votojnë as në të ardhmen këtë ligj. Sipas tij, kjo shënon zmbrapsjen e qeverisë dhe siç tha, “vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.
Në anën tjetër Policia e Kosovës ka qenë gjithandej qytetit të Prishtinës, derisa dy objektet Kuvendin dhe Qeverinë i kishte “blindur” Policia Speciale.
Policia e Kosovës ndërkaq, bëri të ditur se gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisjeje, në lagjen Dardania, të Prishtinës, ka arritur që të gjejë rreth pesëdhjetë çanta me koktej molotovi, vaj të zi, dhe benzinë të përpunuar.
Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi është nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015 nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi. Podgorica e ka ratifikuar marrëveshjen tri javë më parë, ndërsa ka mbetur që këtë ta bëj edhe Prishtina zyrtare.
Por, në Kosovë kjo marrëveshje po kontestohet nga opozita e cila po beson se territori i shtetit po tkurret për 8300 hektarë.
Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj sot nuk është pajtuar me kryeministrin Isa Mustafa për tërheqja e ratifikimit të Demarkacionit. Limaj ka ftuar qeverinë që të ulet me të gjitha subjektet relevante politike dhe të rifillojë procesi i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion është vënë kusht nga BE për liberalizim të vizave. Nëse kjo marrëveshje nuk kalon, sipas sinjaleve nga Brukseli, vizat për kosovarët nuk do të hiqen.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch