Kosova

Shtyhen ndeshjet e hendbollit për shkak të ditës së zisë

Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e parapara për t’u luajtur të mërkurën janë shtyrë.

“Ju njoftojmë që ndeshjet e planifikuara për të mërkurën janë shtyrë me vendim të Komesarit të Garave të FHK-së. Vendimi i komesarit u mor të martën për shkak se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shpalli të mërkurën ditë zie. Presidentja Osmani shpalli ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”. Ndeshjet e planifikuara për të mërkurën do të zhvillohen të enjten, më 18 prill”, thuhet në njoftim.

Kosova u trondit nga dy vrasje, në Ferizaj dhe Pejë, pasi Erona Cokli të premten u vra nga ish-bashkëshorti dhe Gjyljeta Ukella u vra këtë të martë nga bashkëshorti i saj.