Financa
Shtuan pasurinë gjatë pandemisë, zbulohet sekreti
Sipas një raporti të fundit, 10 dinastitë më të pasura të botës, siç janë ato që zotërojnë Mars apo Walmart në SHBA, gjatë pandemisë shtuan pasurinë e tyre me të paktën $136 miliardë
Miliarderët “e vetëkrijuar” si Jeff Bezos e Elon Musk kanë arritur fitime kolosale gjatë pandemisë së Covid-19, por raporti i ri tregon se për të qenë vërtet i pasur, nuk ka asgjë më të mirë se paratë e familjes, ose të trashëguara.
Dhjetë familjet më të pasura në SHBA, duke përfshirë zotëruesit e supermarketeve Walmart dhe dinastitë e industrive të ëmbëlsirave dhe kozmetikës, panë sesi asetet e tyre u shumëfishuan gjatë pandemisë, sipas raportit të ‘Institutit të Studimeve Politike’, të publikuar sot, shkruan The Guardian.
Raporti me titull ‘Silver Spoon Oligarchs’ (Oligarkët e Lugës së Argjendtë), detajon sesi këto familje jo vetëm shtuan miliarda në pasuritë e tyre, por u siguruan që sistemi të mbështesë rritjen e pasurimin e tyre të mëtejshëm gjatë dekadave.
Chuck Collins, bashkëautori i raportit e drejtor i Institutit, thotë: “Nëse sistemi funksionon siç duhet, ne nuk duhet të shohim pasurinë që përshpejtohet gjatë gjeneratave, pro në fakt ajo duhet të shpërndahej”, raporton Top Channel, transmeton Albinfo.ch.
Në vitin 1983 familja Walton, patriarku i të cilës Sam Walton themeloi Walmart, zotëronin nominalisht $2.15 miliardë (ose rreth $5.6 miliardë siç do të ishte vlera e tyre në 2020). Në fund të vitit 2020, pasardhësit Walton zotëronin një pasuri totale prej rreth $247 miliardë.
Ndërsa familja amerikane që prodhon çokollatat e preferuara Mars, ka shijuar një rritje të pasurisë me 28%, ose me $21 miliardë, nga marsi 2020 deri në maj 2021.
Dinastia Mars ka nisur në vitin 1911, kur Franklin e Ethel Mars hapën fabrikën e ëmbëlsirave ‘bestseller’ si ‘Milky Way’ e ‘Snickers’ në vitet 1920 e 1930, të cilat menaxhohen sot nga pasardhësit e tyre.
Në vitin 2020, pasuria e kësaj familjeje ishte $94 miliardë, sipas revistës Forbes që është një nga burimet kryesore të raportit.
Mes vitit 1983 e 2020, familja Mars rriti pasurinë me 3517% nga $2.6 miliardë në $94 miliardë. Ishin vetëm 27 familje që listoheshin në më të pasurit e Forbes në 1983 pasuria e të cilave në 2020, është rritur me 1,007% në vetëm 37 vjet.
Por edhe mes super-të pasurve ka probleme pabarazie. Supe të pasurit u pasuruan më shumë nga kolegët e tyre më pak të pasur, sepse pesë dinastitë më të pasura të SHBA e kanë rritur pasurinë e tyre me një mesatare prej 2,484% nga viti 1983 deri në 2020.
Kjo në një kohë kur pasuria e një familjeje të zakonshme amerikane nga viti 1989 deri në 2019, është rritur vetëm me 93%, sipas raportit, duke përfshirë dhe inflacionin.
Collins, drejtor i Programit të institutit për Pabarazinë dhe të Mirën e përbashkët, tha se familjet supet të pasura amerikane nuk po bëhen më të afta për t’u pasuruar, por vetëm për të larguar paratë e tyre nga sfera e taksimit.
Raporti nënvizon gjashtë zakone të leverdishme të “dinastive të ngulitura thellë” mes të cilave përfshihen donacione të kufizuara bamirësie dhe evitimi i taksimit me anë të “trusteve të dinastisë”, të cilat mbrojnë ultra të pasurit prej taksimit nga transfertat në një periudhë afatgjatë.
Një tjetër zakon i të pasurve është lufta ndaj rritjes së taksave. Korporata e familjes Mars për shembull, Mars Inc, ka shpenzuar më shumë se $20 milionë në 10 vitet e fundit për lobuar mbi çështje si reforma e taksave të pronës dhe e dhuratës”, nga të cilat ka dhënë $720,000 vetëm në 2020.
Raporti shton në kuadër të zgjidhjeve, se ka një nxitje në rritje për shtimin e fondeve dhe mjeteve për entin e lënë pas dore të Shërbimit të Brendshëm të Taksave në SHBA, dhe agjenci të ngjashme për mbledhjen e rritjen e taksave për pronën dhe trashëgiminë.
Por megjithë propozimet, Collins thotë se më shumë duhet bërë për eliminimin e vakumeve taksore apo parajsave taksore ku disa tipe trustesh amerikane fshehin pasurinë e tyre.
“Industria e fuqishme e mbrojtjes dhe armatimeve ka interes të thellë në mbrojtjen e rritjen e sistemit të dinastive,” shton Collins.
Javën e kaluar, një investigim nga grupi ProPublica zbuloi se 25 amerikanët më të pasur paguanin “përqindje takse të vërtetë” prej vetëm 3.4% në vitet 2014 e 2018, megjithëse pasuria e tyre kolektive ishte rritur me më shumë se $400 miliardë në të njëjtën periudhë.
“Një arsye për të cilën duhet të na shqetësojë publikimi nga ProPublica, është masa gjigante e shmangies së taksave, e pasurisë shumica e të cilës kalon në linjën e gjeneratave. Kështu që ata përgatisin gjeneratat e ardhshme për shmangie taksore me pasuri të trashëguara”.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?