Jeta në Zvicër

Shtrenjtohen premitë e sigurimeve shëndetësore

Sipas një shërbimi krahasues në internet, pritet shtrenjtimi i premive të sigurimeve shëndetësore nga katër deri në gjashtë për qind.

Paralajmërohet sërish rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër për vitin e ardhshëm.

Premitë e sigurimeve shëndetësore do të shtrenjtohen në vitin 2016 nga katër deri në gjashtë për qind. Në veçanti, të siguruarit në pjesën gjermanofolëse në Zvicër duhet të paguajnë më shumë se në pjesën frankofone dhe Ticino.

Kështu të paktën thotë një shërbim krahasues në internet, i cili ka krahasuar 80 mijë premi të sigurimeve shëndetësore tashmë të njohura në Zvicër, raporton SRF, përcjell albinfo.ch.

Sidomos banorët e kantoneve të Aargau, Appenzell, Glarus, Lucern, Nidwalden, Obwalden dhe St. Gallen duhet të jenë të përgatitur që të paguajnë më shumë. Në pjesën frankofone dhe Ticino do të ketë  rritje në kantonet Fribourg dhe Jura