Lajme

Shtrenjtohen disa lloje të cigareve në Austri

Prej të hënës, 26 prill 2021, çmimet e disa llojeve të cigareve si Gauloises, Ernte dhe Davidoff do të rriten.

Duke filluar nga dita e hënë, duhanpirësit në Austri duhet të gërmojnë edhe më thellë në xhepat e tyre. Markat e njohura të cigareve, si: Davidoff, Gauloises, Peter Stuyvesant, Ernte 23 do të jenë 10 cent më të shtrenjta, shkruan heute.at, përcjell albinfo.at.

Një paketë Gauloises blu / blu e butë / e kuqe / e bardhë / e verdhë, e cila deri tash kushtonte 5,20, tani do të kushtojë 5.30 centë. Stuyvesant do të kushtojë  6,30 euro, Davidoff Classic / Gold / Silver 5,80 euro, Ernte 23, do teë kushtoj plot 6,30 euro.

Po ashtu rritje do të ketë edhe për disa lloje të duhanit (tabak) si: JPS blu, JPS original, West origjinal, West Silver dhe Drum.

Arsyeja e rritjes së çmimit të këtyre llojeve të duhanit është koncerni britanik i duhanit Imperial Tobacco. Imperial Tobacco i përket prodhuesit gjerman Reemtsma (Davidoff; JPS, Peter Stuyvesant) dhe prodhuesit francezo – spanjolle Altadis: (Gauloises).