Lajme
Shtrenjtimi i jetesës, inflacioni arrin në 6.2%
Rritja e çmimeve në vend ka shënuar një tjetër rekord gjatë muajit prill. Sipas të dhënave të INSTAT, shtrenjtimi më i madh krahasuar me muajin prill 2021 vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 % dhe kjo lidhet direkt me karburantet.
Nafta, por edhe benzina janë shitur gjatë kësaj periudhe me rreth 240 lekë. Ky nëngrup është pasuar nga Ushqime dhe pije joalkoolike, e cila ka pësuar një rritje me 9,9 % nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Brenda grupit të ushqimeve ndikim kryesor ka dhënë shtrenjtimi i vajit, i cili është shitur rreth 400 lekë për litër, një nivel ky i paregjistruar në vend më parë. Në grupin e ushqimeve disa herë më shtrenjtë qytetarët kanë blerë edhe “qumësht, djathë dhe vezë” që janë rritur me 17,1 % si dhe “bukë e drithëra” me 16,7 %.
Pavarësisht ngritjes së dy bordeve të transparencës gjatë muajit prill, këto struktura duket se nuk kanë dhënë asnjë efekt pasi inflacioni rezulton më i lartë se muaji mars.
Si pasojë e shtrenjtimit të çmimeve, inflacioni ka kërcyer në 6.2% ose dyfish mbi objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë prej 3%.Rritja e inflacionit pritet të detyrojë Bankën Qendrore që të rishikojë përsëri në rritje normën bazë të interesit gjatë muajit të ardhshëm.
Aktualisht norma e interesit u rrit nga 0.5% në 1%. Gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë, inflacioni fiksohej në 1.9% dhe ky nivel rezulton më i larti që prej vitit 2002. /abcnews.al
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind