Shkurt.ch
Shtohet numri i pleqve me nevoja për kujdes mjekësor
Brenda njëzet viteve të ardhshme në Zvicër do të ketë një shtim prej 75 për qind të të sëmurëve nga demenca e pleqërisë
Një studim i realizuar nga Observatori Zviceran i Shëndetësisë ka ardhur në përfundimin se është duke u rritur me të madhe numri i personave në moshë të shtyrë, që kanë nevojë për përkujdesje të vazhdueshme shëndetësore.
Autorët e studimit kanë bërë një parashikim sipas të cilit, brenda njëzet viteve të ardhshme në Zvicër do të ketë një shtim prej 75 për qind të të sëmurëve nga demenca, shkruan drs.ch.
Në rastin më ekstrem llogaritet që nga rreth 125’000 sa është sot, ky numër të rritet në 230 mijë në vitin 2030. Kjo lidhet edhe me zgjatjen e jetës mesatare të nejrëzve në Zvicër.
Rritja e numrit të sëmurëve nga demenca e pleqërisë dhe shtimi i sëmundjeve tjera, sipas studimit, do të shtojë nevojën për shërbimet e veçanta mjekësore në shtëpi, siç është spitex-i etj.
Ndërsa kërkimin e përkujdesjes në shtëpitë e pleqve, me kalimin e kohës, të moshuarit do ta lënë për në moshën më të shtyrë, nga fundi i jetës.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete Fillimi i dimrit në ultësira ka gjunjëzuar transportin publik. Situata është normalizuar që nga e premtja,...
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq