Shqipëria
Shtohet me 9% numri i automjeteve, shqiptarët besnikë ndaj markave gjermane
INSTAT ka publikuar të dhënat e transportit rrugor. Numri total i mjeteve rrugore që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë rezulton 867 765 mjete në vitin 2023 nga 796438 mjete të regjistruar më 2022, duke shënuar një rritje me 9 %.
Ajo çfarë bie në sy është mosha e madhe e flotës së automjeteve në Shqipvri, ku rreth 49.5% e mjeteve kanë një moshë mes 11 dhe 20 vjetësh dhe 42.1 % mbi 20 vjet.
“Ne nuk kemi fuqi ekonomike të blejmë makina të tilla dhe ne nuk i mirëmbajmë makinat”, tha eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha.
Por çfarë tregon kjo për aftësinë e institucioneve për të mbikëqyrur gjendjen teknike të automjeteve?
“Ne nuk na funksionojnë mirë serviset dhe doganat, ku askush nuk ushtron kontroll mbi to. Goma që hyjnë në dogana janë 80 % kauçuk. As serviset dhe as gomat ne nuk i kemi në standard”, tha eksperti.
Të dhënat flasin për një përqendrim të automjeteve në qarkullim në kryeqytet, ndërkohë që të gjithë qytetet e vendit kanë shtuar flotën e tyre.
Sa i përket trafikut, eksperti shprehet se është koha që të ndërmerren strategji për reduktimin e numrit të mjete në qarkullim.
Ndërkohë raporti konstaton se shqiptarët vazhdojnë të mbeten besnikë ndaj markave gjermane të mjeteve, që aktualisht zënë më shumë se 52 % të automjeteve në qarkullim.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025