Bota
Shtohen vdekjet nga alkooli dhe droga në SHBA
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2019/06/droga-587x391.jpg)
Më shumë se 152 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga alkooli, droga dhe vetëvrasjet në vitin 2017, shifër më e lartë e regjistruar ndonjëherë dhe më shumë se dyfishi në krahasim me vitin 1999.
Sipas raportit të fundit të organizatës së politikës shëndetësore TFAH, me bazë në Washington, pothuajse gjysma e këtij numri të vdekjeve ishin rezultat i mbidozave të drogës.
Raporti alarmues i titulluar “Keqpërdorimi i alkoolit dhe drogës, si dhe vetëvrasjet – një ndikim shkatërrues” tërhoqi vëmendjen te ndikimet negative të rritjes së alkoolit, drogës dhe vetëvrasjeve në të gjitha grupmoshat dhe komunitetet, veçanërisht te të rinjtë në të njëzetat e tyre dhe në fillim të të tridhjetave.
Raporti thotë se numri i vdekjeve të të rinjve të rritur gjatë dy dekadave të fundit është rritur me 400 për qind, nxitur nga kriza opioide, transmeton albinfo.ch.
Sipas Institutit Kombëtar të Abuzimit të Drogës, çdo ditë, më shumë se 130 persona në SHBA vdesin nga mbidoza e opiodeve, përfshirë dhimbjet me recetë, heroina dhe opioidet sintetike si fentanil.
Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve vlerësojnë se ngarkesa totale ekonomike e keqpërdorimit opioid me recetë vetëm në SHBA është 78,5 miliardë dollarë në vit, duke përfshirë koston e kujdesit shëndetësor, produktivitetin e humbur, trajtimin e varësisë ndaj drogës dhe përfshirjen e drejtësisë penale.
Hulumtimi i organizatës TFAH sugjeroi që masat urgjente “bazuar në dëshmi” duhet të nisin për të trajtuar “valën kombëtare të baticave të vdekjeve të dëshpërimit” midis personave të lindur mes viteve 1981 dhe 1996.
Raporti po ashtu, përmendi disa sfida të personave të lindur në këto vite, të tilla si kriza opioide, kostot e larta të arsimit dhe banimit, si dhe hyrja në tregun konkurrues të punës në një ekonomi të ngadaltë.
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Nga një marsi në Zvicër do hyjnë në qarkullim veturat pa shofer Automjetet e automatizuara, të cilat kontrollohen nga softueri dhe jo nga drejtuesit fizikë, u është dhënë...
-
Pse kaq pak britanikë po marrin leje pune në Zvicër?
-
Banorët kthehen për dy orë në Brienz: Duket si vend fantazmë
-
Si i vonojnë avokatët projektet e ndërtimit pavarësisht mungesës së banesave
-
Sulmet në ATM: “Është vetëm çështje kohe kur do të ketë viktima”