Shkurt.ch

Shtohen rastet e racizmit kundrejt zezakëve dhe myslimanëve

Janë shënuar 178 raste të diskriminimit racor por rastet që nuk janë denoncuar, duhet të jenë më të shumta

Numri i akteve raciste të denoncuara pranë Rrjetit këshillues për viktima është rritur më 2010, por shënohet një ngritje më e ulët se në vitet e mëparshme. Një rritje e dukshme, veçanërisht për njerëzit me ngjyrë ose për raste që kanë të bëjnë me abuzimin  e pushtetit hierarkik.

Gjatë tërë vitit shtatë klinikat pjesëmarrëse në këtë përmbledhje të të dhënave kanë regjistruar 178 raste në lidhje me kontekstin e diskriminimit racor, kundër 162 më 2009, tregon raporti i lëshuar të hënën nga Komisioni Federal kundër Racizmit (CFR) dhe shoqatës humanrights.ch.

Incidentet e raportuara nisën që nga “racizmi i thjeshtë, i zakonshëm, gjerë në plagosje fizike”. Ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm të incidenteve lidhur me një formë të fshehur të ksenofobisë dhe jotolerancës për shkak të ngjyrës së lëkurës apo islamizmit, si subjekte që kanë goditur titujt e medieve në Zvicër vitin e kaluar. 

Në vijën e parë, afrikanët

Në vitin 2010 veprat raciste për shkak të ksenofobisë kanë qenë të shumta, qoftë sipas pikëpamjes së viktimave (81 herë), qoftë sipas pikëpamjes së Rrjetit këshillues (72 herë). Islamofobia ka qenë gjithashtu e raportuar shumë herë (23 herë).

Viktimat e diskriminimit racor janë me origjinë nga sub-Sahara (42), Evropa Qendrore (26) dhe Afrika e Veriut(23), prej një totali të 134 rasteve të njohura. Personat e përmendur shpesh qëndrojnë në Zvicër për një kohë të gjatë ose kanë lindur aty. Tridhjetë e nëntë prej tyre gëzonin një pasaportë zvicerane, një patentë shoferi, ndërsa 23 prej tyre gëzonin leje qëndrimi «C».

Fyerjet raciste (69) janë  incidentet më së shumti të regjistruara. Mohimi i të drejtave për përfitimet publike (17) del në pah që është në rritje. Po ashtu, mospranimi në  klube të natës, si në diskoteka.

Burrat mbi 25 vjeç janë kryesisht të prekur nga racizmi. Ata janë veçanërisht subjekt i abuzimit verbal (30 raste), dëmtimit të trupit (10), mohimit të përfitimeve publike (16) dhe trajtimit të pabarabartë në lëmin e banimit (10).

Lajm i publikuar nga Swissinfo.