Shkurt.ch
Shtohen milionerët nëpër botë
2013-a ishte vit i mirë për njerëzit e pasur. Pasuria globale private është rritur sipas një studimi me 14.6 për qind - në 152 trilionë.
Në studimin për rajonin më të pasur dhe super të pasur Evropa Perëndimore është duke u bërë më pak e rëndësishme. Edhe pse zona në fjalë ka grumbulluar një pasuri personale prej 37.9 trilionë dollarë vitin e kaluar ende renditet e dyta për nga zonat më të pasura në botë. Rajoni aziatik (duke përjashtuar Japoninë) është më afër me 37 trilionë dollarë. Vendi i parë i takon Amerikës së Veriut me 50.3 trilionë dollarë.
Kjo është bërë e ditur nga studimi “Global Wealth Report 2014”.
Më 2018, aziatikët do të jenë njerëzit më të pasur në botë.
Pasuritë private në Azi vitin e kaluar kanë shënuar rritje prej 30.5 për qind. Evropa Lindore është e dyta me 17.2 për qind, pasuar nga Amerika e Veriut 15.6 për qind, Lindja e Mesme dhe Afrika me 11.6 për qind dhe Amerika Latine me 11.1 për qind.
Për vitet e ardhshme Evropa Perëndimore do të vazhdojë të humbasë ndikimin, parashikon raporti. Kështu, Azia do të zëvendësojë (duke përjashtuar Japoninë) Evropën Perëndimore, tashmë këtë vit si rajoni i dytë më i pasur.
Ndërkohë në gjithë botën është shtuar numri i milionerëve. 2013-a kishte 16.3 milionë milionerë në mbarë botën, në vitin 2012 shifra ishte 13.7 milionë milionerë. Ata përfaqësojnë rreth 1.1 për qind të aseteve globale.
SHBA ka 7.1 milionë, numrin më të madh të milionerëve. Megjithatë, Kina ka zënë hapin. Vetëm vitin e kaluar numri i milionerëve kinezë u rrit nga 1.5 milionë milionerë në 2.4 milionerë.
Numri i milionerëve të Gjermanisë u rrit vitin e kaluar nga 17 mijë deri në 386 mijë milionerë. Zvicra numëron 435 mijë milionerë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave