Shkurt.ch

Shtim i madh i të vdekurve në Alpet Zvicerane

Gjatë vitit 2010 në Zvicër ka pasur një rritje të theksuar të numrit të të vdekurve nga aksidentet e ndodhura në Alpe. Po ashtu, gjatë vitit në fjalë shpëtimtarët në alpet zvicerane kanë shpëtuar nga gjendja e rrezikut mbi 2400 persona, shkruan 20minuten.ch.

Sipas një njoftimi të bërë nga Klubi Alpin i Zvicrës, nga të gjitha aksidentet e ndodhura në male, kanë humbur jetën gjithsej 124 persona. Kjo shifër është për 11 për qind më e madhe se sa ajo e vitit 2009.

Shumica e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në turet e skitarisë, në ekspeditat malore dhe në ngjitjet në shkëmbinj.

Vetëm në kantonin Valis gjatë vitit 2010 kanë humbur jetën në aksidentet e ndryshme në male 37 veta, numër ky më i madh se ai i personave të vdekur në aksidentet automobilistike në këtë kanton, që ka qenë 20.