Lajme
Shteti që po përgatitet për dozën e katërt kundër Covid-19
Derisa shumë shtete po diskutojnë për dozimin e tretë me vaksina COVID-19, autoritetet izraelite po shqyrtojnë mundësinë e një doze të katërt.
Izraeli po sigurohet që ka furnizim të mjaftueshëm me vaksina, në rast se nevojitet një raund i katërt inokulimesh.
Kjo, sipas zyrtarit më të lartë shëndetësor të vendit.
“Ne nuk e dimë se kur do të ndodhë. Shpresoj shumë që nuk do të jetë brenda gjashtë muajsh dhe se doza e tretë do të zgjasë më gjatë”, tha drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Nachman Ash, në një intervistë për Radio 103FM.
Izraeli, i cili ka përdorur kryesisht vaksinën Pfizer, deri më tani ka vaksinuar rreth 2.8 milionë njerëz me dozën e tretë.
Zyrtarët shëndetësorë izraelitë mbrojnë tezën e një doze përforcuese. Sipas tyre, efektet e dozave fillestare dobësohen pesë muaj pas vaksinimit.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe po ashtu po planifikojnë inokulimin e dozave përforcuese.
Evropa po merr në konsideratë edhe dozimin e tretë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!