Futboll
Shteti që po kërkon largimin nga FIFA
Danimarka bëri me dije përmes drejtorit ekzekutiv dhe Presidentit të Federatës së Futbollit (DBU), respektivisht Jakub Jensen dhe Jesper Moller, se po mendon t’i kërkojë UEFA-s tërheqjen nga FIFA, pas polemikave me shiritat e kapitenëve “OneLove”.
“Nuk është një vendim që është marrë tani. Ne kemi qenë të qartë për një kohë të gjatë, e kemi diskutuar atë në rajonin nordik që nga gushti”, tha Möller.
“Unë imagjinoj se mund të ketë vështirësi nëse Danimarka largohet e vetme nga FIFA. Duhet të mendojmë se si të rivendosim besimin në FIFA. Ne duhet të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur dhe më pas duhet të krijojmë një strategji, edhe me kolegët tanë nordikë”, shtoi ai, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Jensen zbuloi: “Më 21 nëntor, Anglia kërkoi një takim urgjent me FIFA-n, që tha se minimumi do t’i jepte një karton të verdhë kujtdo që do të dilte me byzylykun me ylber. Është diskutuar nëse ka bazë ligjore për marrjen e kartonit të verdhë për këtë dhe doli që ka”.
Për këtë arsye, 7 skuadra evropiane që planifikonin ta përdornin u detyruan të tërhiqeshin pasi FIFA i kërcënoi me sanksione sportive. Moller deklaroi gjithashtu se Danimarka nuk do të mbështesë zyrtarisht Presidentin aktual Gianni Infantino për rizgjedhje në krye të FIFA-s, edhe pse Infantino është kandidati i vetëm.
“Ka zgjedhje presidenciale në FIFA. Në FIFA janë 211 shtete dhe e kuptoj që presidenti aktual ka deklarata mbështetjeje nga 207 vende. Danimarka nuk është në mesin e këtyre vendeve dhe nuk do të jetë”, shtoi drejtori ekzekutiv i DBU-së.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës