Lajme
Shteti që po i ofron ndihmë Gjermanisë për sigurimin e gazit
Norvegjia dhe Gjermania ranë dakord këtë të hënë pas një takimi të krerëve të qeverive të tyre në Oslo për të rritur bashkëpunimin e tyre energjetik në fusha të tilla si hidrogjeni, ruajtjen e karbonit, energjinë e erës dhe prodhimin e baterive elektrike.
“Ka pasur bashkëpunim të gjerë energjetik midis Norvegjisë dhe Gjermanisë për shumë vite. Tani ne po e zhvillojmë atë bashkëpunim. Këtu janë zgjidhjet afatgjata për sfidat energjetike dhe klimatike të Evropës”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store.
Në përpjekjen e saj për të reduktuar varësinë nga gazit rus, Gjermania ka rritur importet e gazit nga Norvegjia, pavarësisht kufizimeve të atij vendi nordik, i cili furnizoi afërsisht midis 20-25 për qind të të gjithë kërkesës së Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, raporton swissinfo, transmeton Albinfo.ch.
Gahr Store kujtoi se muaj më parë qeveria e tij u kërkoi kompanive nxjerrëse të përpiqen të maksimizojnë prodhimin dhe se falë kësaj përpjekje dhe rihapjes së një fabrike të gazit të lëngshëm në veri të vendit, destinacioni pothuajse ekskluziv i të cilit është Gjermania, eksportet e gazit janë rritur me dhjetë për qind.
“Jam i lumtur sepse në Norvegji kemi një furnizues të sigurt energjie, Norvegjisë gjithmonë mund t’i besohet”, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz.
Scholz kishte zhvilluar më parë një takim me të gjithë kryeministrat nordikë në kryeqytetin norvegjez, në të cilin ata diskutuan çështje të tilla si lufta në Ukrainë dhe siguria energjetike në Evropë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën