Lajme
Shteti që nuk ka më mundësi të blejë karburant
Vetëm një ditë karburant ka mbetur në ishullin e gjendur në Oqeanin Indian. Të paktën, në kushtet e një kërkese normale për karburant po.
Kriza e vërtetë e karburantit ka goditur Sri Lankan dhe është shembulli i parë dhe shumë i prekshëm se si një krizë energjetike, mund të lërë një vend tërësisht në vendnumëro për shkak të furnizimit me naftë dhe nënproduktet e saj.
Kjo gjë nuk është shqetësim vetëm për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për ekonominë e vendit.
Kriza më e madhe ekonomike në 70 vitet e fundit e ka goditur Sri Lankan dhe gjasat janë që ajo të thellohet edhe më tej.
Dërgesa e radhës me karburant do të kryhet rreth dy javë më pas dhe gjithçka ka mbetur në ishull janë 12.7 tonë naftë dhe 4 tonë benzinë.
Tërësisht të pamjaftueshëm për një jetesë normale.
Por edhe shpresa e një dërgese të re nafte nuk është kuptimplotë në ishull. Para për ta paguar naftën që vjen, nuk është se ka.
Anijet që do të vijnë, do të sjellin naftë me vlerën e 587 milionë dollarëve.
Banka qendrore e Sri Lankas ka vetëm 125 milionë dollarë fuqi blerëse.
Një krizë që është më shumë se sa një krizë, pra ajo e Sri Lankas dhe më së shumti, një pasqyrë e asaj çfarë mund të ndodhë kudo në botë, me situatën aktuale gjeopolitike që po përfshin çdo cep të globit/ap
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë