Lajme
Shteti që do të përgjysmojë çmimin e energjisë dhe gazit
Skema do të zbatohet nga 1 tetori deri më 31 mars 2023, për të gjithë përdoruesit e energjisë joshtëpiake, duke përfshirë organizatat bamirëse dhe sektorin publik si shkollat dhe spitalet, apo edhe bizneset.
Kryeministrja britanike, Liz Truss, njoftoi se qeveria do të shpallë një skemë të re për të mbështetur bizneset me faturat e tyre të energjisë, për t’i ndihmuar “të kalojnë dimrin”.
Sipas kësaj skeme, Britania do të ulë koston e shitjes me shumicë të energjisë elektrike dhe gazit për bizneset në më pak se gjysmën e normës së tregut nga muaji i ardhshëm, një plan ky i ngjashëm dhe për konsumatorët, duke ndihmuar në këtë mënyrë në lehtësimin e presionit të kostove të larta të energjisë, përcjell Albinfo.ch.
Truss, siç transmeton cnn, tha se çmimi i shitjes me shumicë për energjinë elektrike do të kufizohet në rreth 211 paund për megavat orë dhe për gazin në 75 paund për MWh.
Furnizuesit do të kompensohen për uljen e çmimeve të njësisë së gazit dhe energjisë elektrike.
Skema do të zbatohet nga 1 tetori deri më 31 mars 2023, për të gjithë përdoruesit e energjisë joshtëpiake, duke përfshirë organizatat bamirëse dhe sektorin publik si shkollat dhe spitalet, apo edhe bizneset.
Truss tha se skema do të rishikohet pas gjashtë muajsh.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë