Bota
Shteti që do të ndërtojë 100 aeroporte për një dekadë
IATA ka parashikuar se deri në vitin 2025, India do ta tejkalojë Britaninë e Madhe për t’u bërë tregu i tretë më i madh për aviacionin në botë, pas Kinës dhe SHBA
Numri i aeroporteve operuese në Indi pritet të dyfishohet në dekadën e ardhshme, ndërsa qeveria indiane po bën përpjekje për të përmbushur kërkesën në rritje të tregut të aviacionit në vend.
Ministri i Aviacionit Civil, Suresh Prabhu është shprehur se deri në 100 aeroporte të reja do të ndërtohen në 10-15 vitet e ardhshme për rreth 60 miliardë dollarë. Aeroportet do të ndërtohen përmes partneritetit publik-privat, shpjegoi ai.
Sipas ministrisë, rreth 70 aeroporte të reja do të ndërtohen në zonat që nuk kanë infrastrukturë të tillë. Pjesa e tjetër do të bëhen aeroporte dytësore, për të përballuar rritjen e papritur të kërkesës për fluturime ajrore, e cila duket se do të mbizotërojë në infrastrukturën aktuale, shkruan ‘Scan’.
Për momentin, vendi, i cili ka pësuar rritjen më të shpejtë në tregun e aviacionit në botë, ka 100 aeroporte, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) treguan se kërkesa e brendshme ajrore e Indisë ishte më e larta në krahasim me tregjet kryesore të aviacionit si Australia, Brazili, Kina, Japonia, Rusia dhe SHBA. Trafiku i brendshëm i udhëtarëve në vend u rrit me gati 18 për qind në janar.
IATA ka parashikuar se deri në vitin 2025, India do ta tejkalojë Britaninë e Madhe për t’u bërë tregu i tretë më i madh për aviacionin në botë, pas Kinës dhe SHBA.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut