Lajme
Shteti që do të ndalojë konsumimin e duhanit për të lindurit pas vitit 2006
Një botë pa duhan deri në vitin 2040. Ky është afati i vendosur për mbarë botën gjatë konferencës së fundit botërore për duhanin dhe shëndetin.
Por ka shtete si Zelanda e Re që duan ta përshpejtojnë këtë proces.
Një brez ‘pa duhan’ deri në vitin 2025. Blerja e duhanit do të ndalohet përgjithmonë në Zelandën e Re për fëmijët e lindur pas vitit 2009, të cilët nuk do të mund të pinë më duhan. Masat e reja shihen si të parat në botë dhe kanë shkaktuar një reaksion zinxhir reagimesh. Shumë e lavdërojnë, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Është Ayesha Verrall, zëvendësministre e shëndetësisë në Zelandën e Re ajo që ka promovuar projektligjin e parë që ndalon shitjen e cigareve për ata që kanë lindur pas vitit 2009.
Projektligji aktualisht është në diskutim në parlament dhe pritet që të miratohet shpejt pasi situata në Zelandën e Re është shumë shqetësuese.
90% e popullsisë së rritur dhe 11,6% e qytetarëve 15 vjeç e lart pinë duhan.
Me këtë ligj, Zelanda e re synon një ulje drastike të duhanpirësve nën 5%. Përveç ndalimit të shitjes së cigareve për adoleshentët, kompanive prodhuese do t’u kërkohet të ulin në nivelet e nikotinës në cigare, të cilat mund të shiten vetëm në dyqane të specializuara, hyrja e të cilave do të ndalohet për të miturit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












