Lajme

Zvicër: Shteti mbështet sportistët, por u kërkon t`i ulin pagat për 20%

Komisioni kërkon që klubet që marrin këtë mbështetje, duhet të ulin pagat me një mesatare prej 20 për qind

Në mbledhjen e mbajtur të premten të Komisionit për financa të Dhomës Nacionale të Parlamentit zviceran, ka ngjallur debat propozimi për huatë e reja për sportin.

Përveç 100 milionë frangave të miratuara tashmë, Këshilli Federal është duke kërkuar edhe 500 milionë franga plus për këtë destinim, transmeton albinfo.ch.

Nga to duhet mbuluar me 350 milionë franga funksionimin e ligave të futbollit dhe hokejit në akull, ndërsa me 150 milionë duhet mbështetur sportet e masave dhe ato konkurruese.

Por, komisioni kërkon që klubet që marrin këtë mbështetje, duhet të ulin pagat me një mesatare prej 20 për qind.

Me 18 vota pro dhe 6 kundër, komisioni ka vënë kushtin që lojtarët me të ardhura të larta të pranojnë një ulje më të madhe të të ardhurave sesa lojtarët me të ardhura më të ulëta.