Lajme
Shteti u kërkon ekipeve sportive t`i kthejnë grantet “e tepërta” të pandemisë
Pagesat për klubet në Ligën Zvicerane të Futbollit nuk korrespondonin me qëllimet e paketave të stabilizimit në favor të sportit në vitin 2020 dhe 2021
Në dy vjetët pandemike 2020 dhe 2021, Qeveria Federale ka mbështetur si sportin masiv, ashtu edhe sportin ekipor profesional me paketa financiare, transmeton albinfo.ch. Falë kësaj ndihme, e cila ka mbërritur në rreth gjysmë miliardi franga zvicerane, u parandalua dobësimi i strukturave të sportit zviceran.
Megjithatë, rishikimet nga Baspo (Zyra Federale për Sport) tani kanë zbuluar, ndër të tjera, se pagesat për klubet në Ligën Zvicerane të Futbollit nuk korrespondonin gjithmonë me qëllimet e paketave të stabilizimit në favor të sportit në vitin 2020 dhe 2021, shkruan srf.ch.
Për shembull, klubet kanë përdorur para nga paketa për dëmet e shkaktuara nga pandemia Covid 19, të cilat duhet t’i kishin mbuluar nga kontributet e “A-Fonds-perdu” që u janë dhënë atyre nga Qeveria Federale.
Qeveria Federale po kërkon tani kontributet e tepërta për vitin 2021, të vlerësuara në rreth katër milionë franga, transmeton albinfo.ch. Organizatat si Swiss Olimpic, Federata e futbollit dhe klubet e interesuara tani duhet të gjejnë një zgjidhje së bashku.
Baspo nuk kërkon shlyerje nga klubet për paketën e stabilizimit të vitit 2020 për shkak të situatës së komplikuar, por ajo vjen në një përfundim tjetër sa i takon vitit 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












