Lajme
Italia njeh vitet e punës në Shqipëri për pensionet e mërgimtarëve
Mediat shqiptare nga Shqipëria raportojnë se duke filluar nga viti 2023 Qeveria italiane do të njohë vitet e punës në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim do të favorizojë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj, duke u dhënë të drejtën e pensionit në momentin që mbushin moshën e përfitimit. Senati tashmë ka miratuar fondin e propozuar nga kabineti i ministrave, teksa pritet dhe miratimi i marrëveshjes mes dy shteteve
Theksohet se qeveria italiane do të pranojë marrëveshjen me Shqipërinë për njohjen dypalëshe të viteve të punës për efekt të daljes në pension.
Ndërkohë, senati ka miratuar fazën e parë, duke i dhënë votat pro relacionit të buxhetit për 10 vjetët e ardhshme, ku kryeministri Mario Draghi ka parashikuar 136 milionë euro për zbatimin e paktit me shtetin shqiptar.
Një vit më parë u tentua të miratohet e njëjta paketë, por pa mundur të marrë votat e shumicës.
Në relacionin për financat kosto për njohjen e viteve të punës në Shqipëri do të kenë një efekt prej 7,6 milionë eurosh në vitin 2023 e më tej në vitin 2024 parashikimi arrin në 9,8 milionë dhe duke vazhduar në rritje deri në vitin 2032, pas së cilit fondi do të prekë shifrën e 20 milionë eurove.
Viti 1990 do të shënonte bashkëkombësit e parë që arritën të kalojnë Adriatikun dhe më pas në çdo vit ka pasur vetëm rritje. janë të paktën 800 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali. Ndaj dhe shifrat e punonjësve që do të dalin në pension do të jenë në rritje.
Ekspertët shprehen se impakt në ndryshimin e qëndrimit të senatit kanë qenë kërkesat e shumta të shtetasve shqiptarë që kanë punuar në të dy anët e Adriatikut. Por, edhe bisedimet mes dy qeverive që kanë nisur prej vitit 2013 kanë dhënë rezultatet e para.
Një marrëveshje dypalëshe pensionesh Italia e ka nënshkruar prej kohësh me disa vende, si me Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën, me Argjentinën, Tunizinë, Bosnjën, Izraelin, Meksikën, Kandanë, Brazilin, por jo me Shqipërinë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra