Koronavirusi: çast pas çasti

Shteti i parë evropian që hap çerdhet dhe shkollat

Këtë javë, masat e izolimit kanë nisur t’i lehtësojnë edhe disa shtete të tjera evropiane, përfshirë: Italinë, Austrinë dhe Spanjën

Danimarka siç kishte paralajmëruar ka rihapur çerdhet dhe shkollat fillore, pasi ato qëndruan për disa kohë të mbyllura për shkak të COVID-19.

Raportohet se procesi mësimor do të mbahet duke respektuar rregullat.

Ndërkohë që fëmijët do të mbahen më larg njëri-tjetrit se zakonisht, si dhe do të ketë regjime të rrepta pastrimi dhe aty ku është e mundur, mësimet do të mbahen jashtë, përcjell albinfo.ch.

Kufizimet e tjera, si ndalimi i tubimeve në masë, mbeten, por autoritetet qeveritare thanë se numri i njerëzve të shtrirë në spital, si pasojë e koronavirusit, është në rënie dhe se kufizimet e tjera mund të hiqen së shpejti.

Danimrka ka mbi 6,700 të infektuar me koronavirus dhe rreth 300 viktima.

Këtë javë, masat e izolimit kanë nisur t’i lehtësojnë edhe disa shtete të tjera evropiane, përfshirë: Italinë, Austrinë dhe Spanjën.

Megjithatë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka zgjatur izolimin atje deri më 11 maj.