Lajme

Shteti evropian që po rrit pagën minimale për 10 përqind

Qeveria holandeze ka njoftuar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, paga minimale për punonjësit do të rritet me 10.15 për qind.

Përmes një komunikate të lëshuar të premten, më 18 nëntor, qeveria ka theksuar se kabineti ka vendosur që me këtë rritje të punojë më shpërblyese, transmeton SchengenVisaInfo.com .

Për më tepër, qeveria po zbaton një rritje shtesë prej 8.05 për herë të parë që nga fillimi i tij në 1969.

Si rezultat, paga minimale për punëtorët me orar të plotë do të rritet nga 1,756.20€ në 1.934.40€ bruto në muaj.

Për sa i përket pagës minimale bruto me ligj për punonjësit e moshës 21 vjeç e lart me punë me kohë të plotë, ajo është si më poshtë:

1,934,40 € në muaj

446,40 € në javë

89,28 € në ditë

Autoritetet holandeze kishin njoftuar gushtin e kaluar se paga minimale mujore ishte rritur me 1.8 për qind që nga 1 korriku . E njëjta ishte vendosur të mbetej në fuqi deri në gusht të vitit të ardhshëm.