Lajme

Shteti evropian me çmimet më të lira të karburanteve  

Çmimet e karburanteve në Poloni janë ndër më të ulëtat në BE, tha zëdhënësi i qeverisë, Piotr Mueller, duke iu përgjigjur pretendimeve të opozitës se çmimet e karburantit po fryheshin.

Partia kryesore e opozitës, Platforma Qytetare (PO), akuzoi kompaninë shtetërore të karburanteve “PKN Orlen” për rritje të panevojshme të çmimeve të karburantit.

Sipas PO, rritja e çmimeve u kushtoi polakëve 540 milionë euro.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Mueller tha se Polonia kishte tarifat më të ulëta të karburantit në BE.

Ai shtoi se qeveria po përpiqet të stabilizojë çmimet e karburanteve dhe energjisë, duke përmendur si shembull ngrirjen e pjesshme të tarifave të energjisë elektrike.

“Ne do të vazhdojmë të stabilizojmë tarifat”, tha Mueller.