Lajme
Shteti austriak propozon dozën e katërt të vaksinës anti-Covid
Shteti austriak duhet të ofrojë një dozë të katërt të vaksinës kundër coronavirusit për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e tjerë të sektorëve kyç, njoftoi komiteti shtetëror për fushatën e vaksinimit.
Komiteti tha se nuk kishte prova shkencore për të rekomanduar një dozë të katërt për popullatën e përgjithshme, përcjell albinfo.at.
“Për sa i përket valës së pashmangshme të Omicron, doza e katërt mund të ofrohet në zona me rrezik të lartë dhe sistematikisht kritike, gjashtë muaj pas dozës së tretë”, tha komiteti.
Austria ka njoftuar se do të forcojë kufizimet nga 27 dhjetori për të ndaluar përhapjen e Omicron, një variant i coronavirusit që hulumtimi britanik këtë javë zbuloi se përbën një rrezik më të ulët të shtrimit në spital sesa llojet e mëparshme.

Qeveria urdhëroi një mbyllje të katërt të përgjithshme dhe njoftoi vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë austriakët, duke e bërë atë anëtarin e parë të Bashkimit Evropian që vendos ta bëjë këtë.
Një bllokim trejavor ka ulur numrin ditor të të infektuarve rishtazi nga nivelet rekord, por shteti po përgatitet për një valë të re. Tashmë janë konfirmuar disa raste të infeksionit me Omicron. Në fund të muajit të kaluar, Austria kishte një numër rekord ditor prej gati 16 mijë të infektuarve rishtas. Sot janë 2374 raste të reja me 22 të vdekur.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit