Lajme
Shtetet që kanë bllokuar Tiktok-un
SHBA-ja dhe BE-ja i kanë vënë limite platformës Tiktok, por këto qeveri nuk janë as të vetmet, as të parat. Në fakt, edhe vetë Kina e ka limituar platformën mjaft të përhapur të videove të shkurtra.
Senati i SHBA-së tashmë ka miratuar legjislacionin, që i kërkon kompanisë kineze Tiktok të lejojë kontrollimin e të dhënave të amerikanëve nga një kompani vendase, gjë për të cilën kanë një afat nëntëmujor, në rast të kundërt, platforma do të bllokohet në mbarë vendin.
Arsyeja? Kompania “byte dance” është e influencuar nga qeveria kineze dhe Senati i trembet mundësisë reale që Byte Dance t’i japë regjimit të dhëna sensitive të qytetarëve amerikanë. Kompania fuqimisht e mohon përzierjen e saj me regjimin në Pekin, por ligji i sipërpërmendur është firmosur tani nga presidenti Biden.
Ndërsa në Europë ka një perspektivë tjetër mbi arsyet përse duhet limituar platforma: Diskutimi këtu është mbi efektet negative që ka kjo platformë dhe mbi varësinë e dëmet e tjera psikologjike që shkakton, veçanërisht tek më të rinjtë.
Si rrjedhojë, në BE janë hequr tipare të platformës, për shembull, funksioni “Spinoff”në Tiktok light, mes të cilit, përdoruesit fitonin karta për blerjen e produkteve reale nëse videot e tyre klikoheshin shumë.
Vendet që kanë bllokuar përfundimisht Tiktok-un
Fqinji i Kinës, India, ishte vendi i parë që e mbylli përfundimisht platformën, së bashku me rreth 60 aplikacione të tjera të prodhuara në Kinë. Shtysë e parë për këtë u bë një konflikt ushtarak mes vendeve në zonën e Himalajeve. Mbyllja e plotë e aplikacionit qendron që në 2020 dhe motivi është siguria e të dhënave personale të qytetarëve indianë.
Vendet ku Tiktok është i ndaluar
Arsyet morale ishin motivi për bllokimin total të Tiktok në Afganistan në vitin 2022, një vit pasi talebanët rimorën kontrollin e vendit. As qytetarët e Iranit nuk mund ta përdorin aplikacionin.
Në Iran thonë se Tiktok ka bllokuar IP-të iraniane, por në fakt Irani ka bllokuar thuajse të gjitha platformat e rrjeteve sociale; si YouTube, X, Instagram, Facebook dhe Telegram. Tiktok-u është bllokuar për arsye të ngjashme edhe nga qeveritë e Kirgistanit, Uzbekistanit, Nepalit dhe Somalisë.
Vendet ku Tiktok është pjesërisht i limituar
Thuajse të gjitha shtetet ku Tiktok është i limituar thonë se e bëjnë këtë për të mbrojtur shtetasit e tyre; si nga abuzimi me të dhënat, lajmet e rreme dhe propaganda, por edhe nga pasojat psikologjike që vijnë për shkak të varësisë.
Megjithatë jo të gjitha vendet e ndalojnë plotësisht aplikacionin. Pakistani, për shembull, e ka bllokuar disa herë përkohësisht programin për përmbajtje fyese, dhe më pas, kur kompania ka riorganizuar filtrat, aplikacioni është lejuar sërish.
Në Rusi p.sh. përmbajtje e papërshtatshme është çdo video që mund të pasqyrojë pushtimin e Ukrainës në një këndvështrim tjetër nga ai i Kremlinit. Ndërsa në Kinë, aplikacioni është i bllokuar në pajisje celulare që s’janë prodhim kinez, në mënyrë që të përdoret vetëm versioni i lejuar në vend.
Edhe shtete të tjera e kanë bllokuar përkohësisht Tiktok-un, si për shembull, Azerbajxhani më 2020, kur konflikti me Armeninë arriti kulmin; apo Senegali në 2023, fill pas arrestimit të politikanit opozitar, Ousmane Sonko. /DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor