Kosova

Shtetet që e mbështesin më së shumti politikën e SHBA-së, ja ku renditet Kosova

Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, Kosova është mbështetësja më e madhe e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bazuar në këtë publikim, 62 për qind e kosovarëve e përkrahin udhëheqjen e SHBA-së, derisa në Shqipëri përkrahja është 56 për qind.

Përkrahja në Maqedoninë e Veriut është 38 për qind, në Bosnjë e Hercegovinë 28 për qind dhe në Mal të Zi 23 për qind.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor udhëheqja e Shteteve të Bashkuara përkrahet më së paku në Serbi.