Lajme
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e GjNP-së për arrestimin e Netanyahut
Vendet evropiane kanë premtuar se do ta arrestojnë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi urdhërarrestin, gjatë ditës së djeshme.
ICC i ka akuzuar ata për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për rolin e tyre në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza. Sipas njoftimit, vendimi i ICC-së për të lëshuar urdhërarrest nënkupton që dy politikanët izraelitë rrezikojnë të arrestohen në cilindo nga 124 vendet që janë anëtarë të gjykatës, raporton the Telegraph.
Tutje bëhet e ditur se ICC nuk ka fuqi të zbatojë urdhërat e saj, por teknikisht, çdo vend që ka nënshkruar Statutin e Romës, do të jetë i detyruar të arrestojë kryeministrin izraelit ose ish-ministrin e Mbrojtjes.
Vende të caktuara, si Italia dhe Holanda, kanë premtuar se ata do të arrestohen nëse do të hynin në vendet e tyre.
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të respektohet dhe të zbatohet ky urdhër.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, kundërshtoi pretendimin e Izraelit se vendimi i gjykatës ishte politik.
“Nuk është një vendim politik. Është një vendim i një gjykate, i një gjykate të drejtësisë, i një gjykate ndërkombëtare të drejtësisë. Dhe vendimi i gjykatës duhet të respektohet dhe të zbatohet”, tha Borrell, duke shtuar se vendimi i gjykatës është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Kryeministri i Irlandës, Simon Harris, e quajti vendimin një “hap jashtëzakonisht të rëndësishëm.
“Irlanda respekton rolin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kushdo që është në gjendje ta ndihmojë atë në kryerjen e punës së saj jetike duhet ta bëjë këtë me urgjencë”, tha Harris.
Ministria e Jashtme e Francës nuk tha se Netanyahu dhe Gallant do të arrestoheshin nëse shkelnin në tokën franceze.
“Është një pikë që është juridikisht komplekse, kështu që nuk do ta komentoj sot”, tha një zëdhënës francez.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka bërë të ditur se qeveria e tij do t’u bindet të gjitha rregulloreve dhe vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Ayman Safadi, ministri i Jashtëm i Jordanisë, tha gjithashtu se vendimi i ICC duhet të respektohet nga shtetet anëtare.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?