Bota
Shtetasit maqedonas iu konfiskua “Porsche Cayenne”
Në vendngjarje është konstatuar se dritat e pasme kanë qenë të mbështjella me një foli të errët jashtëligjore
Një shtetasi 43-vjeçar maqedonas i është konfiskuar vetura e llojit “Porsche Cayenne (239 PS)”, e cila u kishte rënë në sy hetuesve civilë policorë.
Bëhet fjalë për grupin policor “autopozë”, i cili ka për qëllim të tërheqë nga komunikacioni veturat që janë manipuluar në mënyrë të paligjshme nga pronarët, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e tyre për ekstravagancë në komunikacionin rrugor, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Në vendngjarje është konstatuar se dritat e pasme kanë qenë të mbështjella me një foli të errët jashtëligjore.
Gjithashtu janë konstatuar edhe foli në xhamat e pasmë të cilat nuk lejohen në komunikacion. Është konstatuar se edhe sistemi i pastrimit të djegies është manipuluar.
Gjatë vrojtimit të mëtutjeshëm, është vërejtur një sistem tërësisht i ndryshëm i pastrimit të djegies me gjeneratorë të veçantë që shkaktojnë zhurmë të madhe. Gjatë matjes së fuqisë së zhurmës së veturës, është konstatuar se në vend të 77 decibelëve të lejuar, motori i tij ka shkaktuar zhurmë prej 121 decibelëve. Shtetasit maqedonas iu konfiskua vetura dhe do të inspektohet më hollësisht.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik